Kushtet e përdorimit

Të vlefshme duke filluar nga data 01.07.2020.

2media GmbH me seli në Zürich zvicerane (si më poshtë vijon "2media») menaxhon portalin e internetit "familieplus.ch» (mëposhtë vijon "Portali"). Këto kushte të përdorimit përbëjnë kuadrin e të drejtave dhe detyrimeve të përdoruesit të portalit (mëposhtë vijon "Përdoruesi"), sa i takon përdorimit dhe të gjitha shërbimeve të tjera që kanë të bëjnë me portalin 2media.

1 - Oferta dhe Përdorimi

Në Portal, 2media publikon informacion lidhur me produkte financiare dhe të sigurimit, veçanërisht sa i takon shërbimeve dhe krahasimit të çmimeve (mëposhtë vijojnë «Informacionet»), ofron konsulencë të specializuar dhe ndërmjetësim në të njëjtën fushë e të tjera, në varësi të preferencave që ka përdoruesi lidhur me produktet financiare e të sigurimit (mëposhtë vijojnë "Konsulenca dhe Ndërmjetësimi»), si dhe i dërgon përdoruesve informacion përmes e-mail - newsletter (më poshtë vijon "Newsletter", së bashku me të vijon edhe "Oferta"). Oferta nuk përbën detyrim a rekomandim për blerje apo për qëllime që lidhen me shërbime e produkte të tjera, si dhe nuk mbart përgjegjësi ligjore për përdoruesin.

Oferta i drejtohet vetëm personave me aftësi natyrore të pakufizuara, banues në Zvicër dhe vihet falas e pa detyrime ligjore në dispozicion të tyre për përdorim privat. Ndalohet çdo përdorim nga persona juridikë, përfshi përdorim për qëllime tregtare. Përdoruesi heq dorë, deri në atë pikë që është ligjërisht e lejueshme, nga të gjitha pretendimet e mundshme për përqindje komisioni apo shpagime të çdo lloji nga këshillimi apo ndërmjetësimi ndaj palëve të treta në lidhje me ofertën, gjë që është kompetencë e 2media.

Përdoruesi nuk ka të drejtë pretendimi lidhur me përdorimin e portalit dhe në çdo moment, nëpërmjet 2media-s, mund t'i hiqet e drejta e përdorimit të portalit për një kohë të shkurtër apo të gjatë pa asnjë detyrim shpjegimi. Ndalohet përdorimi i portalit në ato lloj mënyra që mund të cënojnë funksionimin e rregullt të sistemit. Përdoruesit nuk duhet ta ekzagjeronë tepër përdorimin portalit, veçanërisht kur bëhet fjalë për përdorimin e automatizuar nëpërmjet Software, që duhet të jetë vetëm për Portalin.

2 - Cilësia

2media përpiqet të ofrojë cilësinë më të lartë dhe njëkohësisht ajo shprehimish në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë nuk bëhet garant e nuk siguron lidhur me cilësinë e ofertave sa i përket aktualitetit, saktësisë dhe plotësisë së informacionit dhe Newsletter. Përsa kohë që të dhënat e përdoruesit nevojiten për të shfrytëzuar ofertën, njëkohësisht, përdoruesi angazhohet t'i transmetojë 2media-s të dhëna të plota e korrekte. Përdoruesi mban përgjegjësi të plotë për çdo dëm që mund t'i shkaktohet 2media-s, në rast se informacioni rezulton i pasaktë dhe i paplotë.

Së treti, për konsultën dhe ndërmjetësimin që përdoruesit ofrojnë nëpërmjet 2media-s (mëposhtë vijon "Konsulenti dhe Agjenti") ata janë të detyruar, në mënyrë të veçantë, që konsulta dhe ndërmjetësimi i tyre, të ofrohet gjithmonë, me kujdes e profesionalizëm maksimal, si dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor zviceran në fuqi, me rekomandimet e udhëzimet profesionale të subjektit ofrues dhe sektorit specifik, si dhe me dispozitat e tjera në fuqi. Ata përdorues, që nuk mund të ofrojnë konsultim e ndërmjetësim, duhet t'i drejtohen konsulentëve dhe agjentëve përkatës, si mundësi alternative konsulte e ndërmjetësimi të drejtpërdrejtë (në rast se është e mundur) dhe për konsultë e mundësi referimi falas, duhet t'i drejtohen ofruesve të tjerë për produktet e dëshiruara financiare e të sigurimit.

Udhëzimet për cilësinë e ofertës, si për shembull sa i takon konsulentëve e agjentëve, 2media i pranon në çdo moment nëpërmjet adresës së email-it: support@2media.ch

3 - Përgjegjësia

2media, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, përjashtohet shprehimisht nga çdo përgjegjësi që lidhet me dëmtime të drejtpërdrejta që rrjedhin nga oferta apo rrethana të tjera që kanë të bëjnë me portalin. 2media, përjashtohet plotësisht dhe shprehimisht nga çdo përgjegjësi të cilat lidhen me dëmtime jo të drejtpërdrejta, që rrjedhin nga oferta apo rrethana të tjera që kanë të bëjnë me portalin. 2media nuk mban përgjegjësi për dëme të shkaktuara nga konsultentët dhe ndërmjetësit apo informacione e newsletter, si dhe nga mosfunksionimi i portalit, dëmtime nga të deleguar apo palë të treta, e as për gabime gjatë transmetimit të lajmeve elektronike.

Disponueshmëria e portalit mund të kufizohet pjesërisht ose plotësisht në çdo kohë pa dhënë arsye. 2media nuk mban përgjegjësi për mungesën e përkohshme të disponueshmërisë së portalit apo funksioneve të tij të veçanta e as për gabime të funksioneve të veçanta të portalit.

4 - Mbrojtja ligjore e të dhënave personale

2media i nënshtrohet kuadrit ligjor zviceran për mbrojtjen e të dhënave personale dhe i ruan të dhënat personale e të tjera kryesisht në serverat që ndodhen në Zvicër. 2media mbledh dhe përpunon veçanërisht të dhënat që përdoruesit transmetojnë drejtpërsëdrejti në portal përmes formularëve, apo nëpërmjet app-ve të lidhur me portalin ose që në një farë mënyre kanë lidhje me 2media. Këto të dhëna përfshijnë, për shembull, emrat, adresat postare, adresat e-mail, numrat e telefonit, datën e lindjes, gjininë, marrëdhëniet familjare, abonimet newsletter, si edhe preferenca për produkte financiare dhe të sigurimit. Të dhëna të tjera si për shembull vula me datën dhe orën e përdorur në adresat IP, browseri dhe sistemi operativ i përdorur, deri edhe informacioni i dhënë falas lidhur me vendndodhjen mblidhen nga 2media përmes përdorimit të portalit.

2media mund të përdori të gjitha të dhënat për çfarëdo qëllimi që lidhet me funksionimin e portalit dhe me ofertën. 2media ka të drejtë t'i ruaj të gjitha të dhënat të paktën për dhjetë vjet. 2media merr masat e duhura për mbrojtjen e këtyre të dhënave.

Përdoruesit, të cilët përfitojnë nga informacioni i portalit, konsulenca dhe ndërmjetësimi, për këto qëllime, bien shprehimisht dakord që të dhënat e tyre personale, të mbledhura e të përpunuar nga 2media, mund t'i përcillen konsulentëve dhe agjentëve. Konsulentët dhe agjentët janë të detyruar t'i përmbahen me rigorozitet, në çdo moment, kuadrit ligjor zviceran mbi të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Ata përdorues të cilët, përfitojnë nga 2media nëpërmjet informacionit të portalit, konsulencës dhe ndërmjetësimit, bien shprehimisht dakord, që t'i marrin informacionet e 2media-s nëpërmjet newsletter. Të dhënat që 2media i mbledh e përpunon për dërgimin e newsletter, mund të përdoren edhe nga portalet e tjera të 2media, sidomos edhe për dërgimin e newsletter nga këto portale.

2media është e autorizuar që, në kuadrin e transferimit ose zbatimit të së drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin nga kushtet e përdorimit, si dhe lidhur me administrimin e të dhënave personale të portalit e të dhëna të tjera, t'i drejtohet e të angazhojë palë të treta, si për shembull ata që ofrojnë shërbimin e dërgimit të newsletter. Sa i takon transferimit të të dhënave jashtë shtetit, 2media zbaton masat për mbrojtjen e të dhënave personale, në përputhje me standardet zvicerane.

Sa i takon analizimit të përdorimit të portalit si dhe përfshirjes së reklamave, 2media mund të përdorë shërbimet e palëve të treta në Zvicër e jashtë shtetit, në veçanti Google Analytics dhe Google AdSense, shërbime të Google Inc -it amerikan dhe të shoqërisë, po amerikane, Clicky Web Analytics Roxr Software, Ltd. Në përdorimin e shërbimeve të tilla është e mundur që adresat IP, cookies dhe të dhëna të tjera, zakonisht të dhënat personale të përdoruesit lidhur me përdorimin e portalit, t'i përcillen palëve të treta jashtë shtetit dhe prej andej nëpër vende të tjera, ku gjithësesi standardet e mbrojtjes së të dhënave nuk përputhen me ato zvicerane.

Për informacione të mëtejshme lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale mund t'i drejtoheni 2media-s në adresën e-mail datenschutz@2media.ch

5 - Dispozita të tjera

Me përdorimin e portalit, përdoruesit pranojnë këto kushte përdorimi. 2media mund t'i ndryshojë apo në një farë mënyre t'i plotësojë kushtet e përdorimit në çdo kohë dhe pa dhënë arsye. Gjithsesi, vlejnë kushtet aktuale të përdorimit, sikurse janë publikuar në portal. Në rast se përdoruesit nuk janë dakord me një nga kushtet e përdorimit, atëherë përdorimi i portalit nuk është i mundur.

Në rast se ndonjë nga dispozitat e këtyre kushteve nuk vlen më apo anullohet, vlefshmëria e pjesës tjetër të këtyre kushteve të përdorimit mbetet e pandryshueshme. Një dispozitë e pavlefshme apo e anulluar duhet të zëvendësohet me një dispozitë të vlefshme e cila i përafrohet ekonomikisht të mëparshmit.

Përdorimi i portalit i nënshtrohet në mënyrë të plotë e absolute dispozitave të detyrueshme ligjore brenda kuadrit të drejtësisë zvicerane. Juridiksioni ekskluziv është Zürich, Zvicër.